Kapërcimi strategjik? 123 string(14) "Albert Prenkaj" string(61) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/12/IMG_3622.png" nga Albert Prenkaj 18.07.2026 19:41 18.07.2026 19:41 Departamenti i Shtetit doli me një qëndrim publik në lidhje me partneritetin strategjik ShBA-Serbi. Partneriteti do të përfshijë pikat e bashkëpunimit energjetik dhe ekonomik, shkencor e teknologjik, por edhe të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky lloj partneriteti iu pezullua Kosovës! Është kjo një ndihmë për presidentin Vuçiq pak para zgjedhjeve, si dikush që e sheh shpëtimin te ShBA-ja, kur BE-ja ka ngritur kërkesa për plotësimin e kritereve në procesin e integrimit në BE? Për të heshtur rastin e Banjskës dhe sulmin mbi forcat e NATO-s? Sepse Serbia ka mbetur prapa Malit të Zi dhe Shqipërisë? Sepse Serbia është faktor destabilizimi apo stabilizimi në rajon? Kthim te “qasja e Nyjës Gordiane” e Kisingjerit ndaj konfliktit “historik” Kosovë-Serbi? Kultivimi i frymës anti-perëndimore, qëndrimit që devijon nga trajektorja “Global North” dhe “Western Hemisphere”, ka kosto të lartë për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, edhe pse këto të fundit janë anëtare të NATO-s. Ky kapërcim mund të shkaktojë margjinalizim strategjik të Kosovës. Rikrijimi i Serbisë si hegjemon ekonomik, energjetik dhe i sigurisë, jashtë konturave të NATO-s dhe BE-së, konsideroj se është përpjekje për ndryshim të kursit të ShBA-së ndaj rajonit, në perspektivën e integrimit në BE, konvergjencë latente e trajektores me strategjitë onomastike të Azisë së Vogël dhe revizionizmit të Putinit. Pezullimi i partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, pa dyshim, është produkt i diletantizmit në trajtimin e politikës së jashtme, i “sovranizmit” sharlatan të qeverisjes Kurti ndër vite, i cili thuhet se po përpiqet të blejë kohën e administratës Trump. “Diplomacia e strucit” e qeverisjes Kurti, e cila përpiqet t’i ikë përgjegjësisë historike, krijon fotomorgana politike, koncept falso, jo real, e, për pasojë, objektivisht shkakton mungesë totale të kapacitetit shtetëror për të qeverisur dhe për komunikim strategjik.