Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irinej e Teodosije, ju vendosni për kishën

123
string(15) "Blerim Xhemajli" NULL
nga Blerim Xhemajli 21.09.2016 15:54

Një kishë ortodokse po synon t’i presë besimtarët e saj në oborrin e kampusit universitar në Prishtinë. Dhe kjo nuk është hera e parë dhe e vetme që feja i bën turr hapësirave edukative në vend. Më herët në kryeqytet, një shkollë emblematike u zhvendos për t’i lënë vend ndërtesës së Katedrales Katolike. Edhe për ndërtimin e Xhamisë Qendrore, gati sa nuk u zhvendos njëra prej çerdheve më të mëdha këtu, për cfarë insistonte kleri mysliman.

Por, ky shkrim nuk i kushtohet Katedralës e as xhamisë së madhë. Ka të bëjë me kishën ortodokse në hapësirat e universitetit Hasan Prishtina. Kështu, tani kur janë bërë 18 vjet që kur është ndërtuar kjo kishë, nuk bëhet nami që edhe ajo të funksionalizohet, ani se e pengon në një formë institucionin qendror arsimor të vendit.

Kjo për faktin se objekti fetar, ndonëse i papërfunduar, gjendet aty për gati 2 dekada, dhe për shkak të praktikës se nëse duhet bërë lëshime, atëherë ato më të mëdhat zakonisht i bëhen pakicës serbe.
Por, në rastin e kësaj faltoreje që serbët e quajnë Kisha e Krishtit Shpëtimtar, e që është ndërtuar në kohën e pushtimit më të egër ndaj shqiptarëve shumicë, është një moment e mënyrë që hapjen e saj do ta bënte të mundur, e madje edhe historike. Përfshi këtu  edhe miratimin nga shqiptarët që janë kundër saj.

E ky momentum është në duart e Patrikut Irinej e Peshkopit Teodosije, këtij të fundit, që në ceremoninë e vënies së kryqit në tetorin e 1998-së ishte vetëm pjesë e ekipit përcjellës të ritualit , ndërsa tani është njeriu kryesor i Kishës Ortodokse Serbe për Prizrenin (Kosovën) dhe Rashkën.

Që të dy këta e dinë shumë mirë se ishte pikërisht vendimi politik i Sllobodan Millosheviqit ai që e nisi dhe ndërtoi këtë kishë. E dinë mirë, po ashtu se, gjithçka që lidhet me liderin serb ka qenë dhe mbetet e urryer nga shiptarët. Dhe kjo me plot arsye.
Kështu, këta liderë fetarë e kanë rastin që publikisht të distancohen nga politika e Millosheviqit, dhe në emër të kishës por edhe popullatës serbe që 99.99 përqind është ortodokse,  t’u kërkojnë falje shqiptarëve për të gjitha vuajtjet e përjetuara nga regjimi i bekuar me lutje kishtare.

Kërkimfalja e tyre do t’i linte pa arsye edhe kundërshtarët e përbetuar, do të hapte një kapitull të ri në raportet shqiptaro-serbe derisa kishës ortodokse ku shërben, do t’ia  pastronte namin e zi për mbështetjen e luftërave edhe në Kroaci e Bosnjë.
Deri më tani nuk ka pasur kërkimfalje nga politikanët, e as nga mbështetësit tjerë të luftërave. Por njerëzit e Zotit mbase do të duhej të prinin në rrugën e mbarë.

Nëse vërtetë i janë dhënë Perëndisë, e jo Aleksandar Vuciqit, Irinej e Teodosije qysh sot mund ta caktojnë datën e hapjes së kishës, me pjesëmarrrje të garantuar edhe të shqiptarëve myslimanë e katolikë.
Kjo nëse e caktojnë edhe meshën e parë si dedikim viktimave të luftës së fundit, në këtë rast, pa dallim kombësie e feje.
Në kësi lutje, nuk e besoj se do t’i mungonin në krah as myftiu Naim Tërrnava e Ipeshkvi Dodë Gjergji.

E kështu Irinej e Teodosije, duke hequr dorë nga feja politike, por duke përdorë politikën fetare do t’i shpërlanin edhe bashkëkombasit e tyre në Kosovë që nuk janë pa faj në gjithë këto tre dekada të fundit. Ata ose mbështetën ose heshtën karshi dhunës shtetërore serbe, e asnjëherë nuk u dolën në mbrojtje fqinjëve shiptarë. Në kësi rrethana, kjo dhunë ishte kombëtare serbe por edhe dhunë fetare ortodokse, në njëfarë forme. Ndërsa, as 17 vjet pas luftës, gati se askush nga ta nuk doli publikisht kundër të kaluarës. As politikanët që në Kosovë marrin rroga, e me partitë shqiptare bëjnë koalicione, nuk kanë kërkuar falje për heshtjen e tyre.

Keqardhjet nuk vlejnë. Ashtu siç nuk vlenë as arsyetimi se kisha duhet hapur sa më parë për shkak se në objektin e papërfunduar po kryhen nevoja fiziologjike e marrëdhënie seksuale.
Këto veprime të pahijshme ka disa vite që kryhen edhe në objektin e Xhamisë së Vjetër, fare pranë ndërtesave të Kuvendit të Kosovës dhe komunës së

 (Autori është kryeredaktor i lajmeve në Klan Kosova)

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme