Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Efekti Trump: pse rritja e bitcoinit nuk konsiderohet e rastësishme?

123
string(11) "Arsim Ajeti" string(64) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/11/arsim-ajeti.jpg"
nga Arsim Ajeti 13.11.2024 17:32
Donald Trump dhe kripto-monedhat bitcoin. Foto ilustruese

Kohët e fundit, specifikisht që nga fillimi i fushatës para zgjedhore në Amerikë, bitcoin ka qenë një nga temat më të theksuara nga mediumet më me renome dhe më të besueshëm në fushën financiare dhe ekonomike.

Këtë vit dhe jo rastësisht, bitcoin ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të mbështetjes politike që mori nga Presidenti i posa zgjedhur, z. Donald Trump, por edhe për shkak të aprovimit muaj më parë nga SEC, apo Komisioni për këmbim të letrave me vlerë në ShBA.

Ndërsa nga perspektiva mediale, duke filluar nga Bloomberg-u e gjer tek Financial Times, bitcoin u bë temë aktuale që tanimë kishte hyrë jo vetëm në sferën e interesave financiare, por ishte bërë pjesë e agjendës politike amerikane.

Kjo pasi z. Trump e mbështeti publikisht bitcoinin, duke e përshkruar atë si një aset me vlerë reale në treg, i denjë për t’u klasifikuar si rezervë kombëtare.

Jo rastësisht, pika kthyese në tërë këtë histori konsiderohet konferenca ndërkombëtare dedikuar bitcoinit e mbajtur në Neshvill, Tenesi gjatë muajit korrik, ku z. Trump, mes tjerash deklaroi se “ne do ta bëjmë Amerikën kryeqytetin e bitcoinit” dhe ky ishte fillimi i ngritjes së bitcoinit, i cili sot po shënon rekorde të reja me vlerë rreth 88 mijë dollarë për njësi.

Për vite me radhë, bitcoin është karakterizuar më shumë si një parodi sesa një aset me vlerë, ndërkohë që spekulimet u rritën pasi shumica nuk e konceptonin dot se çfarë në të vërtetë është bitcoin.

Skepticizmi mund të arsyetohej edhe sepse kemi rreth 4 mijë kripto-tendenca tjera, që e kam të pamundur të identifikoj ndonjë vlerë të tyre në treg.

Ato jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me bitcoinin, por janë e kundërta e asaj që përfaqëson bitcoin.

Në fakt, e vetmja gjë që mund të kenë të përbashkët me bitcoinin është platforma digjitale ku ato ekzistojnë, e cila ende mbetet e parregulluar ligjërisht.

Por, çfarë saktësisht quajmë bitcoin?

Ndryshe nga valutat tradicionale, aksionet e kompanive publike apo pasuritë e paluajtshme, bitcoin është një aset plotësisht i decentralizuar dhe i mbështetur nga kriptografia kompjuterike që operon pacenueshëm në bazën e të dhënave digjitale të njohur si blockchain.

Megjithëse nuk ka vlerë të garantuar nga ndonjë institucion qendror, (siç mund të thuhet për Bankën Qendrore) që bazohet në rezervat monetare, apo pronat fizike, vlera e bitcoinit përcaktohet nga faktorët si në vijim;

–              Sasia e kufizuar dhe kërkesa në rritje,

–              Pa cenueshmëria dhe transparenca, si dhe

–              Privatësia dhe efektshmëria në transfere.

Të gjitha këto e bëjnë bitcoinin një aset unik në botën e tregjeve moderne.

Jo rastësisht, fitorja e zotit Trump po konsiderohet edhe si fitore e bitcoinit për shkak të sentimentit pozitiv dhe jehonës së madhe globale që ka ngjallur ky lajm duke u cilësuar si aset me vlerë apo dhe si një rezervë kombëtare, siç janë aktualisht ari dhe nafta. E tëra kjo, së bashku me krizat globale dhe inflacionin në rritje ka bërë që bitcoini të arrijë rekorde të reja duke regjistruar 23% ngritje apo 14 mijë dollarë plus për vetëm 14 ditë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme