Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Demokracia më e re e Evropës është një front i ri në betejën e ideve ShBA – Rusi

123
string(13) "Jason Rezaian" string(122) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/06/gettyimages-507236108-ab244ad6f9f77b0fe562a8c983b24237a029a9e3-scaled.jpg"
nga Jason Rezaian 24.06.2022 23:15

Lufta e Rusisë në Ukrainë është duke i detyruar të gjitha shtetet evropiane që t’i rikonsiderojnë strategjitë dhe marrëdhëniet e tyre ushtarake. Agresioni i presidentit të Rusisë, Putin, e fuqizon besimin që Kosovës i duhet një partneritet akoma më i fuqishëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Muajin që e lamë pas, në ditën të cilën Suedia dhe Finlanda parashtruan kërkesën e tyre për hyrje në NATO, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në Washington me qellim të fortifikimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Për një vend me më pak se 2 milionë banorë, i cili e shpalli pavarësinë e tij nga Serbia në vitin 2008, rreziku nuk mund të jetë më eminent. Me 48 baza ushtarake serbe përgjatë vijave kufitare të Kosovës, kryeministri Kurti e sheh fatin e vendit të tij si një front definitiv për konfrontimet ideologjike të ditëve të sotme. Ai po ashtu e konsideron regjionin e tij si fushëbetejë aktive por të anashkaluar të tensioneve në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Janë këto dy pole në botë. Janë ShBA-ja dhe Rusia”, më tha Kurti. “Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës është një përpjekje për t’u ulur me presidentin Biden për një lloj konference ‘Jalta 2’. Kjo është përshtypja ime. Le ta ndajmë botën, sepse nëse nuk e ndajmë botën, do të vazhdojmë të luftojmë. … Kështu ai dëshiron, besoj, ta inkuadrojë atë.”

Shtatë shtetet që përbëjnë Ballkanin Perëndimor janë pjesë integrale e atij diskutimi, si për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, ashtu edhe për shkak të konflikteve bashkëkohore rajonale pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992. Me një popullsi të madhe të serbëve që jetojnë brenda kufijve të Kosovës dhe anasjelltas, potenciali për grindje civile është gjithmonë i pranishëm.

Kurti më tha se vazhdon të bëjë përpjekje të mirëbesimit për depërshkallëzimin me Serbinë, por ato nuk kanë çuar askund deri më tani. Në qendër të tensionit është mosgatishmëria e vazhdueshme e Serbisë për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur sovran.

“Nuk mund ta njoh Serbinë që nuk më njeh mua. Pra duhet njohje reciproke dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në këtë dialog”, shpjegoi Kurti.

Kurti tha se një deklaratë e paqes dhe mossulmimit, e propozuar nga Kosova në vitin 2021, u refuzua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe një plan për të mbrojtur reciprokisht të drejtat e pakicave brenda kufijve të njëri-tjetrit. Në vend të kësaj, autoritetet serbe filluan të heqin shqiptarët në Serbinë jugore nga listat e votuesve.

“Presidenti Vuçiq tha se, ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet”, më tha Kurti. Ai shtoi, disi në mënyrë sarkastike: “Unë thashë, ‘Atëherë le të shohim se si i trajton Serbia minoritetet dhe unë mund ta përsëris modelin në Kosovë.” Dhe pastaj ai u zemërua shumë sepse thashë, ‘Ta bëjmë këtë gjë reciprokisht’”.

Mbështetja e Kremlinit për Serbinë është një nxitje e fuqishme për Vuçiqin për të ruajtur status quo-në. Kosova është terren pjellor për fushatat e dezinformimit në internet për shkak të rregullimit të dobët dhe ligjeve thuajse inekzistente për shpifjen dhe raportet sugjerojnë se dezinformimi rus është përpjekur të minojë angazhimin e Kosovës me Perëndimin dhe të nxisë narrativat serbe për qeverinë.

“Rusia është padyshim një kërcënim duke bërë çmos që ta dëmtojë Kosovën”, tha Reuf Bajroviq, një mik në Institutin e Kërkimeve për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ministër paraprak i energjisë për Bosnjë dhe Hercegovinën. “Ky rrezik është ngadalësuar si rezultat i qëndrimit heroik të Ukrainës, megjithatë rreziku qëndron akoma edhe pse jo në të ardhmen e afërt.

Në betejën e re të modeleve të civilizimit, Kosova e gjen veten si të vetme në aspektin që është i vetmi shembull i një intervenimi të suksesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kohët e fundit. Është duke tentuar që t’u përgjigjet me sukses të gjitha pritshmërive.

Zgjedhjet po mbahen në mënyrë demokratike dhe janë në përgjithësi të drejta. Kosova është shprehur e gatshme t’i pranojë 5 mijë refugjatë ukrainas, Kosova gjithashtu ka një liri të shtypit dhe ka bërë një ngritje të konsiderueshme prej 17 vendeve në indeksin e lirisë së shtypit botëror të këtij viti.

Pas disa incidenteve, ku shtetas të Kosovës iu bashkuan luftës ekstremiste në Siri, janë marra masa. Sipas Kurtit, disa nga këta shtetas u vranë në luftë, ndërsa pjesa tjetër janë burgosur në Kosovë, teksa familjet e tyre janë riintegruar në shoqëri përmes programeve qeveritare.

Presidenti Putin dëshiron ta kthejë Kosovën në një shtet të dështuar. Pas [ajo që Putin e konsideron] dështimit të Afganistanit dhe Irakut si shprehje të ndërhyrjeve të SHBA-së dhe NATO-s, ka mbetur vetëm Kosova”, tha Kurti. “Ai dëshiron ta konsiderojë Kosovën një sukses të përkohshëm. Pra, mbrojtja e Kosovës është shumë e rëndësishme.”

Si do të dukej kjo për Kosovën? Një prezencë e përhershme e Ushtrisë Amerikane. Hyrjen në BE si dhe njohjen si shtet legjitim nga ato vende, të cilat s’e kanë njohur akoma.

BE-ja dhe NATO po i shohin disa nga pjesëtarët e tyre duke bërë hapa mbrapa në aspektin e përgjegjësive demokratike – Hungaria, Polonia, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tyre evropianë duhet të bëjnë çdo investim të mundshëm për mirëmbajtjen e idealeve liberale. Duke i mbështetur këto vlera në Kosovë, demokracinë më të re të Evropës, do të bëheshin përparime të rëndësishme drejt sigurimit të një të ardhmeje demokratike në të gjithë kontinentin.

 

 

Jason Rezaian shkruan për Global Opinions. Ai ka shërbyer si korrespondent i “The Post” në Teheran nga viti 2012 deri në vitin 2016. Ai kaloi 544 ditë si i burgosur padrejtësisht nga autoritetet iraniane deri në lirimin e tij në janar të vitit 2016. Ai është një bashkëpunëtor i CNN.

Ky opinion i tij është publikuar në “The Washington Post” dhe është përkthyer nga Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme