KOK: Urime Distria, kampione e Evropës për herë të tretë NULL NULL 23.04.2025 18:03 23.04.2025 18:03 Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë që ka marrë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Në një postim në Facebook, KOK-u bën të ditur se Distria është kampione e Evropës për herë të tretë. “Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi”. “Në finalen plotë emocione, Disi mundi italianen, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg”. “Urime Distria, trajneri Toni Kuka dhe Federata e Xhudos e Kosovs”, shkruan KOK. /Klankosova.tv