Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kobe Bryant rikthehet, 38 pikë ndaj Minnesota

NULL NULL
03.02.2016 12:40
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Ndoshta iu nevojit pak kohë, megjithatë Kobe Bryant tregoi se në sezonin e fundit në NBA-in amerikan nuk po udhëton nëpër Shtetet e Bashkuara thjesht për të koleksionuar duartrokitjet e tifozëve.

Kobe zbret në fushë për të luajtur dhe për të fituar, pavarësisht se Los Angeles Lakers janë të destinuar ta mbyllin sezonin në fundin e renditjes së Konferencës së Perëndimit.

Bryant ishte vendimtar përballë Minnesota Timberwolves, duke realizuar 38 pikë, në fitoren 119-115 të ekipit kalifornian. Falë paraqitjes më të mirë sezonale të 37-vjeçarit, Los Angeles i dha fund ecurisë negative, me dhjetë humbje radhazi.

Houston Rockets ndaluan serinë pozitive të Miami Heat, falë suksesit me shifrat 115-102. Vendimtar në këtë sfidë ishte James Harden me 26 pikë të realizuara dhe 14 asist dhe 19 pikët e Josh Smith. Te Mimami nuk mjaftuan 18 pikët dhe 8 rikuperimet nën tabelë të Luol Deng dhe 16 pikët e Dwyane Wade, që gjithsesi spikati në duelet spektakolare me Harden.

Toronto Raptors u kthyen te fitorja duke kaluar me shifrat 104-97 Phoenix Suns, me këta të fundit që pësuan disfatën e pestë radhazi. Kyle Loëry dhe DeMar DeRozan, që së fundmi u zgjodhën edhe si basketbollistët e muajit, udhëhoqën drejt suksesit kanadezët, duke realizuar respektivisht 26 dhe 22 pikë. Te Suns nuk mjaftuan 30 pikët e Markieff Morris.

Boston Celtics ruajtën vendin e katërt në Konferencën e Lindjes, duke fituar 97-89 përballë New York Knicks, falë 20 pikëve dhe 8 asist të Isaiah Thomas. Jae Crowder e Tyler Zeller realizuan nga 16 pikë, ndërsa Evan Turner 14, edhe pse e nisi sfidën nga stoli.

lajme të ngjashme