Koalicionet parazgjedhore, Canaj: Më shumë e shoh Limajn si pjesë të PDK-së sesa të LDK-së (VIDEO) NULL NULL 30.11.2025 17:53 30.11.2025 17:53 Sot në mesnatë përfundon edhe afati ligjor për arritjen e ndonjë koalicioni parazgjedhor për partitë politike që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Kjo temë goxha me interes, u diskutua sot në edicionin më të ri të Info Magazine. Një nga çështjet më të përfolura këto ditë, ka qenë një koalicion i mundshëm të LDK-së dhe NISMA-s, por që kjo nuk u arrit. Lidhur me këtë ish-diplomati Blerim Canaj, tha në Klan Kosova se NISMA dhe Fatmir Limaj, më shumë dërgojnë vota në PDK se në LDK. Ai u shpreh se Limaj është shumë më PDK se disa prej njerëzve që sot janë brenda kësaj partie. “Ndryshe është kur krijon diçka dhe je prej fillimit aty e ndërton diçka, dhe ndryshe është kur vjen dikush”, deklaroi Canaj në Klan Kosova. “Më shumë e shoh z. Limaj si pjesë të PDK-së sesa të LDK-së”, theksoi ai.