Koalicion i mundshëm mes AAK-së dhe LDK-së? – Abazi: Do të ishte i natyrshëm (VIDEO) NULL NULL 27.11.2025 08:30 27.11.2025 08:30 Haki Abazi Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi, ka bërë të ditur se si qëndron Aleanca në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në emisionin “Ora Shtatë”, Abazi thotë se energjia e AAK-së është e fokusuar në rifreskim të programit zgjedhor, transmeton Klankosova.tv. “Unë mendoj që zgjedhjet e fundit nacionale që u mbajtën, kanë përcaktuar një farë dinamike të pozicionit të Aleancës. Ne ishim në lidhje të përbashkët me NISMA Socialdemokrate, e cila pas zgjedhjeve menjëherë lëvizi nga partneriteti, kësaj radhe jemi në dinamikën e plotë të konsolidimit të listës, rifreskimit të programit zgjedhor, dhe aty janë të fokusuara të gjitha energjitë”, u shpreh Abazi. Sa i përket një koalicioni të mundshëm mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Abazi tha se mund të quhet i natyrshëm. “Do të mund të quhej i natyrshëm, natyrisht është qendër e djathtë, të dy partitë. Edhe në të kaluarën ka funksionuar”, u shpreh Abazi.