Klubi rus që s’e bleu Neymar për 10 milionë euro NULL NULL 08.02.2018 15:38 08.02.2018 15:38 Asi brazilian ishte refuzuar nga klubi rus, që kishte vendosur të mos paguante 10 milionë euro për ta transferuar në radhët e veta, në vitin 2008 Neymar është futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi kalimi i tij nga Barcelona tek Paris Saint-Germain u kushtoi francezëve plot 222 milionë euro. Por karriera e brazilianit mund të kishte ecur ndryshe, nëse Lokomotiva e Moskës, që e pati përcjellur për një kohë të mos vendoste kundër një transferimi në vitin 2008. Pasi e kishin përcjellë të luante me Santos në Kupën Mediterane, skautët e klubit rus i kishin rekomanduar zyrtarëve që të mos e transferonin për asnjë shifër mbi 10 milionë euro. “Kemi menduar se a do t’ia vlente ta blinim Neymarin. Kemi dashur ta blinim. Skautët tanë e vëzhguan brazilian”, ka thënë ish-presidenti i Lokomotivës, Nikolai Naumov.