Klubi më i madh skocez do Rexhbeçajn NULL NULL 25.03.2025 13:44 25.03.2025 13:44 Image ref 133509527. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information. Elvis Rexhbeçaj, mesfushori defensiv i talentuar i FC Augsburg, po tërheq vëmendjen e klubeve të njohura evropiane, duke përfshirë kampionët skocezë, Celtic. Me vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale, Augsburg synon të sigurojë të ardhmen e tij, por ka një mundësi reale për një transferim të tijin jashtë vendit. Interesi i Celtic për Rexhbeçajn mund të sjellë një moment historik, pasi ai mund të bëhet lojtari i parë kosovar që luan në Scottish Premiership. I lindur në Gjonaj të Kosovës, Rexhbeçaj dhe familja e tij u shpërngulën në Gjermani gjatë Luftës së Kosovës, ku ai ndërtoi një karrierë të suksesshme duke luajtur për Wolfsburg, FC Köln, VfL Bochum dhe FC Augsburg. Pasi zgjodhi të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës në vitin 2024, Rexhbeçaj ka grumbulluar shtatë paraqitje dhe mbetet një lojtar i rëndësishëm për vendin e tij.