Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klubi i Mitrovicës po dyshon për dallavere në finalen e Kupës së Kosovës

NULL NULL
15.05.2023 19:43

Klubi i futbollit në konkurrencën e femrave, Mitrovica ka bërë një reagim në lidhje me ndeshjen që do ta zhvillojnë ndaj Hajvalisë në finale të Kupës së Kosovës.

Ky klub po aludon se do të ketë parregullsi në këtë finale, transmeton Klankosova.tv.

Ata e kanë akuzuar Hajvalinë se fuqinë e kanë treguar jashtë fushe dhe jo brenda.

“Dashamirë të futbollit e sidomos ju të futbollit të femrave, ju njoftojmë që klubi i futbollit të femrave Mitrovica të Merkurën nga ora 17:00 do të zhvilloj ndeshjen Finale të Kupës së Kosovës me Kff EP Hajvalia në Stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Jemi shumë të motivuar dhe të përqendruar për të zhvilluar një lojë të bukur dhe korrekte me futboll cilësor, e cila na ndihmon në arritjen e qëllimeve tona”.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk do jetë përballje e lehtë, duke pasur parasysh forcen e kundërshtarit jo shumë në fushë, sa e ka jashtë fushe, i cili gjatë këtij edicioni ka treguar atë “fuqinë” e vetë në mënyra jo sportive, me të cilat po mundohen të na godasin pabesisht, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, do të luftojmë në fushë ti arrijmë sukseset tona, kurse për lojrat jo sportive dhe te ndëshkueshme sipas ligjit dhe rregullave të futbollit të kundërshtarit do merren organet përgjegjëse”.

lajme të ngjashme