Klubet e Premier Leagues votojnë kundër heqjes së VAR-it NULL NULL 06.06.2024 14:58 06.06.2024 14:58 Klubet e Premier League kanë votuar kundër heqjes së VAR-it. Kërkesën e kishte paraqitur klubi i Wolfes, pasi ishin ankuar për disa vendime të diskutueshme të VAR-it gjatë sezonit që lëmë pas, duke paraqitur një votim për të shfuqizuar atë. Por në mbledhjen e përgjithshme vjetore të klubeve të Premier League (AGM) të enjten, propozimi i Wolves nuk u pranua duke mos marrë mbështetje, raporton SkySports, transmeton Klankosvoa.tv. Kjo pasi 19 klube votuan në favor që të mbetet VAR-i, kundrejt një ekipi që votoi kundër, e që besohet të jetë vet iniciuesi i kërkesës. Çdo ndryshim në rregullat e Premier League kërkon që të paktën 14 nga 20 klubet të votojnë pro. Shumica e klubeve angleze favorizojnë VAR-in, por duan të bëhen përmirësime, në vend që të anulohet tërësisht sistemi i teknologjisë.