Klinika e Kirurgjisë pa rrymë, shkak një defekt në trafo NULL NULL 14.02.2026 14:02 14.02.2026 14:02 Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka mbetur pa energji elektrike. Sebep është bërë një defekt në trafon elektrike prapa kësaj klinike, dhe tashmë ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendngjarje. “Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla për Klanin. “Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit”.