Klinë: Rrahje mes disa personave, dyshohet se u përdor edhe arma NULL NULL nga Albert Bajrami 26.06.2023 08:16 nga Albert Bajrami 26.06.2023 08:16 Një rrahje mes disa personave u raportua se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles mes dy grupeve në Klinë. Dyshohet se aty u përdor edhe arma e zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin janë deklaruar nga policia. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. “Është hapur rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ende nuk e kemi asnjë të dyshuar lidhur me rastin”, tha Rugova për Klankosova.tv Po ashtu nuk dihen ende motivet që kanë çuar deri tek ky konflikt/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.