Klinaku për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael: Jerusalemi është vend i kontestuar ndërkombëtarisht NULL NULL 01.03.2021 18:42 01.03.2021 18:42 Njohës i çështjeve në Lindjen e Mesme Abdullah Klinaku, ka thënë se zotimi i Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem ka qenë zotim verbal i dhënë nga Qeveria e Kosovës. Klinaku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se përderisa nuk ka ndonjë zotim apo marrëveshje të shkruar i takon çdo qeverie që t’i shqyrtojë vendime e qeverisë paraprake. Ai theksoi se Jerusalemi konsiderohet si vend i kontestueshëm ndërkombëtarisht, madje edhe me rezoluta ndërkombëtare. Sipas tij tek vendet ku janë të kontestuara Kosova duhet të ketë kujdes se si vepron. “Në zotimet e dala nga “Marrëveshja e Washingtonit”, nuk përmendet askund që Kosova do ta vendos Ambasadën në Jerusalem. Ne përmes atyre zotimeve e kemi fituar një njohje shumë të rëndësishme siç është njohja e Izraelit”. “Zotimi ynë përhapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka qenë zotim verbal të cilin e ka dhënë Qeveria e Kosovës. Dhe përderisa nuk e kemi një zotim të shkruar dhe një marrëveshje të shkruar i takon çdo qeverie që t’i shqyrtojë vendime të qeverisë paraprake”. “E dyta nëse veprojmë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare jemi duke e vendosur Ambasadën në një territor minimalisht të kontestuar ndërkombëtarisht. Dhe përderisa është i kontestuar ndërkombëtarisht dhe i gjykuar në bazë të rezolutave. Asaj 1947, 1948, 1967 e deri tek “Marrëveshjet e Oslos” që u përmenden 1993 dhe asaj 2000, i bie që Jerusalemi është vend i kontestuar. Dhe në bazë të “Konventës së Vjenës”, duhet të kemi kujdes se si veprohet në ato vende ku kontestohet pushteti juridik dhe faktik në ato vende”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025