Klan Kosova mbush 17 vjet (VIDEO) NULL NULL 17.02.2026 00:49 17.02.2026 00:49 Sot, më 17 shkurt, Klan Kosova mbush 17 vjet. Më 17 shkurt 2009, televizioni e nisi për herë të parë transmetimin, ndërsa u themelua në dhjetor të vitit 2008. Mediumi vazhdon të jetë lider në fushën e informimit për mbi një dekadë e gjysmë, përcjell Klankosova.tv. Audienca vazhdon t’i qëndrojë besnike punës së madhe që bëhet nga të gjitha departamentet përbrenda Klan Kosovës. Klan Kosova feston ditëlindjen bashkë me shtetin e Kosovës. Urime qytetarëve Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindjen e Klan Kosovës!