Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klan Kosova e KFOR-i fluturojnë mbi veri (VIDEO)

NULL NULL
08.03.2025 21:04
Klan Kosova dhe KFOR-i, fluturojnë mbi veri

Televizioni më i madh në vend, Klan Kosova, në bashkëpunim me forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka realizuar një reportazh të shkurtër nga ajri mbi veriun e vendit.

Në këtë reportazh i jepet dritë veprimtarisë së forcave ushtarake amerikane në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Në veçanti, bëhet fjalë për bazën ushtarake në Leposaviq, komunën më veriore të Republikës së Kosovës.

Pjesëtarët e trupave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkojnë e vijnë prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat i kontrollojnë me radhë, ditën e natën.

E ekipi i Klan Kosovës i shoqëroi një mëngjes marsi ushtarakët amerikanë drejt një pike, e cila prej shpalljes së pavarësisë njihet si ndër më problematiket.

Se cila është ajo pikë, për çfarë njihet ajo, kush kujdeset për të, çfarë po ndërtohet aty, por edhe për shumë detaje tjera, ndiqeni në vijim reportazhin e plotë të realizuar nga gazetarja Rina Mujku dhe kameramanët Andi Berisha dhe Rron Salihu:

lajme të ngjashme