Kjo është përvoja më e çmendur ndonjëherë (FOTO) NULL NULL 28.06.2016 11:25 28.06.2016 11:25 Ky është momenti kur krokodili është shumë pak centimetra larg njeriut – por s’mund ta prek. Franny Plumridge, 26 vjeçare, u zhyt nën ujë ku ishte një krokodil gjigant, në Darwin, Australi, transmeton Klan Kosova. Ajo u nda nga përbindëshi me vetëm një fletë të hollë plastike, e cila parandalon atë të bëhet ushqim për të. Përvoja e saj e paharrueshme u fotografua, dhe fotografitë më pas u bënë publike kudo. Pavarësisht se sa e pamundur ishte kafshimi i krokodilit, zonja Plumridge ishte në ankth. Ajo tha: “Ishte interesante të jesh kaq afër me një krijesë të tillë”. “Është e rrallë për të parë kafshë kaq të rrezikshme kaq afër”. “Unë kam parë çdo përplasje të tij. Kisha mundësinë t’i numëroja dhëmbët e tij. Më shikonte në sy”. “Por kjo përvojë ishte një emocion megjithatë. U ndjeva kaq e vogël pranë një krijese të tillë”. “Ishte një përvojë e çmendur dhe unike”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.