Kjo është gruaja që bëhet motra e tretë që mbush 100 vjet (VIDEO) NULL NULL 01.12.2021 22:39 01.12.2021 22:39 Një treshe e motrave nga Kenzas po festojnë, pasi më e vogla prej tyre festoi 100-vjetorin e lindjes. Frances Kompus festoi ditëlindjen e saj të 100-të, duke ndjekur gjurmët e motrave më të mëdha, Julia Kopriva, 104-vjeçare, dhe Lucy Pochop, 102-vjeçare. “Jam mirënjohëse për ne vajzat që jemi bashkë gjatë gjithë kohës, për prindërit dhe besimin tim”, tha Kopriva për KSN-TV, transmeton Klan Kosova. Motrat, të cilat u rritën në një fermë, thanë se kanë qenë dëshmitare të shumë ndryshimeve në botë gjatë jetës së tyre. Ato tani kanë shumë fëmijë, nipër e mbesa. Këto gra, babai i të cilave jetoi deri në moshën 98-vjeçare, thanë se kishin disa ide se si ia dolën të jetonin pas shekullit. “Ne hamë mirë, apo jo? Lutuni dhe përpiquni të qëndroni larg nga fatkeqësitë”, ka thënë Kopriva.