Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është gjendja shëndetësore e Joshuas pas aksidentit tronditës

NULL NULL
29.12.2025 19:40

Boksieri britanik me famë botërore Anthony Joshua u përfshi në një aksident rrugor në Makun, shteti Ogun, duke shkaktuar shqetësim të gjerë midis tifozëve.

BBC raporon se sapo kanë marrë një përditësim tjetër nga qeveria e shtetit Ogun, e cila thotë se Anthony Joshua është i vetëdijshëm dhe ka qenë në kontakt me familjen e tij, transmeton Klankosova.tv 

“Anthony Joshua dhe një pasagjer tjetër u evakuuan menjëherë në një strukturë të specializuar mjekësore në Lagos. Pas vlerësimeve gjithëpërfshirëse klinike, mjekët kanë konfirmuar se të dy pacientët janë të qëndrueshëm dhe nuk kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje urgjente mjekësore në këtë kohë. Një ekip i plotë mjekësor është mbledhur dhe do të vazhdojë t’i monitorojë ata nga afër”, thuhet në deklaratë.

Joshua shpëtoi, pamje tronditëse nga kamioni që u përfshi në aksidentin fatal

lajme të ngjashme