Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos sonte në Prishtinë NULL NULL 23.03.2026 21:41 23.03.2026 21:41 FOTO NGA ARKIVI Inspektori i IPK-së, Arsim Beqiri i cili mbeti i plagosur sonte te Rruga B, është në gjendje stabile. Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova, drejtori i Emergjencës, Naser Syla i cili bëri të ditur se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. “Pas ekzaminimeve në Qendrën Emergjente, do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë”, tha Syla, njofton Klankosova.tv. Ndërkohë, Klan Kosova ka mësuar se i dyshuari është Agron Dulla. Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. I plagosuri me armë zjarri te Rruga B është inspektor në IPK