Kjo është arsyeja pse fëmijët duhet të flenë herët NULL NULL 13.08.2016 16:40 13.08.2016 16:40 Si fëmijë, të gjithë e kemi dëgjuar nënën dhe babin duke thënë që fëmijët duhet të jenë më shtrat në orën nëntë. Sigurisht, shumë fëmijë sot e refuzojnë këtë gjë. Por, ja pse fëmijët duhet të flenë herët: Në rritje është një pjesë e rëndësishme e jetës së një fëmije, dhe kjo rritje mund të ndodhë vetëm kur fëmija është në gjumë. Rritja e hormonit tek ata bëhet gjatë fazës së katërt të gjumit, rreth orës 12:30 pas mesnate. Nëse fëmija qëndron deri vonë dhe shkon në shtrat vonë, koha për prodhimin e hormoneve të rritjes është në rënie, dhe fëmija nuk mund të rritet sa më shumë, transmeton Klan Kosova. Përveç kësaj, studimet kanë treguar se fëmijët që marrin gjumë të mjaftueshëm janë më produktiv, më të fokusuar dhe më të aftë për të mësuar në shkollë. Gjithashtu, fëmijët të cilët kanë zakone të shëndetshme të gjumit kanë më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjen Alzheimer në moshën e rritur, sepse, siç thonë mjekët, ekzistojnë vetëm dy gjëra që mund të ngadalësojnë përparimin e kësaj sëmundje: gjumi dhe ushtrimi.