Kjo bebe besohet se është banorja e 8 miliardë në botë NULL NULL 15.11.2022 10:41 15.11.2022 10:41 Zyrtarisht më 15 nëntor popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë. Kjo ditë ishte shpallur si “Dita e Tetë Miliardë Banorëve”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. E banorja e 8 miliardë në botë, besohet se është një foshnje e cila lindi të martën pas mesnate në Filipine, në Spitalin Memorial në Tondo. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare Vinice Mabansag, e cila lindi rreth orës 1:29 të mëngjesit. Nga viti 1974 numri i popullsisë u dyfishua. Sipas OKB-së u deshtën 12 vjet që numri të rritet nga 7 miliardë në 8 miliardë. Ndërkaq Organizata e Kombeve të Bashkuara, njofton se do të duhen 15 vjet që numri i popullsisë të rritet në 9 miliardë. LOOK: Meet baby girl Vinice Mabansag—isa sa sumisimbolo bilang ika-8 bilyong tao sa mundo. Ipinanganak siya sa Dr. Jose Fabella Memorial Hospital kaninang 1:29am. | @gmanews pic.twitter.com/RQE0NSZCjm — Nico Waje (@nicowaje) November 14, 2022