Kitara të punuara nga dora NULL NULL 04.08.2015 10:00 04.08.2015 10:00 Nick Pourfard ka arritur që të nxjerrë jetesën nga dy pasionet e tij. Djaloshi nga San Francisco pjesërisht gjatë ditës merret me “skateboard” dhe në pjesën tjetër është kitarist e duke bashkuar të dyja këto në mënyrë kreative ai jeton mirë. Pas përfundimit të shkollimit të tij në dizajnin industrial, ai nisi një biznes kreativduke kthyer “skateboardët” e vjetër ose të thyer në kitara. Secila kitarë që ai krijon është punim unik dore që më vonë i shtohn edhe telat dhe pjesët tjera të nevojshme elektronike. Për shkak të pamjes së tyre të veçantë dhe të ndjehen, nuk kaloi shumë kohë derisa Pourfard filloi të pranojë kërkesa për kitara të tilla nga muzikantët e gjithë botës. Madje ai ka krijuar një kitarë me porosi edhe për Steve Harris që është i njohur nga rock bendi ikonik “Iron Maiden”, transmeton Klan Kosova. Poufard ndihet i lumtur për këtë. “Kam marrë çdo detaj të stilit të tij në konsideratë. Me lazer kam prerë një pasqyrë ndërsa sipërfaqen e kam lyer me të zezë dhe të bardhë për të nderuar stilin e tij klasik origjinal”