Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kishë brenda kalasë së Novobërdës (Video)

NULL NULL
22.10.2015 12:51

Të shikosh një natyrë të bukur që përmbanë kilometra në horizont do të iu duket krejtësisht e qetë.

Megjithatë krahas kësaj gazetari Milot Hasimja, ka sjellë në programin e mëngjesit në Klan Kosova, restaurimin dhe konservimin e kalasë së Novobërdës, e këto të gjitha ngase në këtë kala gjatë pastrimit të materialit ndërtimor është zbuluar një kishë.

Këtë e ka treguar edhe arkeologu Haxhi Mehmeti i cili tha se më parë për këtë kishë askush nuk kishte qenë në dijeni.

Sipas Mehmetit bëhet fjalë për një kishë të vogël, që e cila mendohet të jetë ndërtuar diku në shekullin 14-të, e që u  shërbente vetëm banorëve para sundimit të tyre nga turqit, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme