Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kirurgët plastik në QKUK heqin tumorin 30 centimetërsh në fytyrë

NULL NULL
15.02.2018 14:02

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë për herë të parë një operacion specifik, ku pacientit C.B (82 vjeç) i është bërë heqja e tumorit me dimension 30 x 20 centimetra.

Operacioni ka zgjatur mbi 5 orë derisa pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës se madhe tumorale në tërësi, në mënyrë radikale, ku për shkak të zbulimit të strukturave vitale anatomike te kokës dhe qafës është bërë mbulimi me muskulin e madh të gjoksit të anës së majtë të kombinuar me graft (transplant) të lirë lëkuror, nga vetë pacienti.

Është bërë rregullimi i këndit të majtë të gojës me shtrënguese të lirë të marrë nga dora e djathtë ( PL), njofton Klan Kosova.

Pacienti një natë ka qëndruar në mjekimin intensiv, mbikëqyrur nga stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qendror.

Gjendja momentale e pacientit është e mirë dhe stabile, ai ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të lëshohet për në shtëpi.

Ekipi mjekësor është udhëhequr nga Dr. Ylber Zenjullahu, dr. Shkelqim Dërguti, mbështetur nga ekipi i anestezionit me dr. Mentor Alimusa,dr. Ingerta Sahiti- Krasniqi dhe stafi i specializantëve dhe anestezisteve dhe instrumentareve.

lajme të ngjashme