Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kinezja harxhon rreth 15 mijë dollarë për të festuar ditëlindjen e qenit të saj, me 520 dronë (VIDEO)

NULL NULL
05.01.2022 22:26

Një grua kineze festoi ditëlindjen e 10-të të qenit të saj, duke punësuar një ekip prej 520 dronësh për të bërë në qiell një shfaqje me drita me temën e ditëlindjes së qenit.

Pamjet nga festa e ditëlindjes së qenit në Changsha, Provinca Hunan, tregojnë një turmë dashamirësh që i këndojnë qenit “Gëzuar ditëlindjen”, ndërsa qindra dronë përgatiten për t’u ngritur aty pranë.

Dronët u nisen në qiell mbi lumin Xiangjiang dhe u vendosen në forma, duke përfshirë shëmbëlltyrën e qenit dhe një tortë ditëlindjeje.

Dronët gjithashtu shfaqin shprehjen “Gëzuar ditëlindjen për Doudou” në kinezisht, përcjell Klankosova.tv

Autoritetet lokale thanë se nuk ishin në dijeni të ngjarjes, e cila kërkonte leje speciale për t’u ekzekutuar në mënyrë të ligjshme.

Individët e industrisë së dronëve thanë se ka të ngjarë që gruas kjo i ka kushtuar rreth 15 mijë e 700 dollarë.

lajme të ngjashme