Kinemaja në Mitrovicë që nisi e s’përfundoi kurrë (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 29.10.2022 20:35 nga Agnesa Sahiti 29.10.2022 20:35 U nis për kinema para më shumë se 3 dekadave, por nuk u përfundua kurrë. Megjithatë hapësirat te tuneli i parë në Mitrovicë, ka një plan për t’i rifunksionalizuar. “Ka një stil të arkitekturës që njihet si brutalizëm, si e tillë është unike, ideja jonë ka qenë me konservu e me ruajt si objekt dhe me ja ofru komunitetit në shërbim si Qendër Kulturore” tha Lulzim Hoti, Drejtor I Organizatës “7 Arte”. Hulumtimet kanë filluar në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës, ndërsa po diskutohet që të jetë bashkëfinancim i Komunës së Mitrovicës së Jugut me donator të jashtëm. Ridizajnimin e objektit e mirëpresin të rinjtë e kësaj zone. Ideja për kinemanë është pjesë e një projekti më të gjerë të quajtur “Kujtesa e Trepçës” të Organizatës 7 Arte në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik dhe Bibliotekën Kombëtare. Një pjesë e tij është intervistimi i 100 punëtorëve të Trepçës, nga të cilat do të botohet një libër. Punë do të bëhet edhe në parkun Industrial të Trepçës. “Me 50 studentë jemi duke punuar për rivitalizimin e ndërtesave që tash e disa vite nuk po përdoren” deklaron Diellza Jelliqi, Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Organizatën “7 Arte”. Projekti ka filluar në korrik dhe pritet të përfundojë në fund të vitit, e deri më tani janë kryer hulumtime e analiza për të dalë me ide të qarta. Ndërsa pjesa e dytë e tij nis në 2023.