Kinemaja është duke zënë vend në rrugët e Milanos

Kinemaja është duke zënë vend në rrugët e Milanos

NULL NULL
1 week më parë

Italiani Lorenzo Alliata Nobili ka vendosur që në rrugët e qytetit të Milanosë të sjellë kinema për njerëzit dhe t’i socializojë ata me njëri-tjetrin sërish.

Nobili për Euronews ka deklaruar se këtë vendosi ta bëjë pasi kinematë ishin të mbylla për dy vjet shkaku i pandemisë.

“Pas dy vitesh të bllokimit, dëshiroja që të gjithë të takohen në rrugë me njëri-tjetrin, pa asnjë kufizim dhe limit. Kjo është një formë për të thyer të gjitha barrierat”.

Ideja është e thjeshtë si dhe organizimi i një kinemaje në ambient të hapur në mbrëmje nuk është i vështirë.

Të gjithë bëhen së bashku dhe e ndihmojnë duke sjellë pije, ushqime dhe gjëra teknike, krejt çfarë ka rëndësi është vendi ku do të takohen dhe të shikojnë filma së bashku dhe të kënaqen.

Ky program përfshin disa nga filmat më të mirë të komedisë italiane të dekadës së kaluar, transmeton Klankosova.tv.