Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kina vendos cak ambicioz për rritje ekonomike

NULL NULL
05.03.2024 14:17
Li Qiang, kryeministër i Kinës

Kina ka vendosur një cak ambicioz të rritjes ekonomike prej 5 përqind për vitin aktual.

Siç është nënvizuar synohen një seri masash për të rritur ekonominë. Kryeministri Li Qiang i ka bërë këto komente në hapje të kongresit vjetor të Partisë Popullore (NPC), njofton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Li ka theksuar që performanca e rritjes ekonomike është përballur me “vështirësi”, duke shtuar që shumica prej tyre “duhet ende për t’u zgjidhur”. Kjo vjen pas që Kina ka pasur telashe në ringjalljen e ekonomisë lulëzuese të saj.

“Rreziku në patundshmëri, borxhin publik dhe institucionet e vogla dhe të mesme financiare ishin akute në disa zona”, ka thënë Qiang. “Nën këto rrethana, ne përballemi konsiderueshëm me më shumë dilema në marrjen e vendimeve politike dhe në kryerjen e punës tona”.

Pekini ka synim shtimin e 12 milionë vendeve të punës në zonat urbane.

lajme të ngjashme