Kina raporton tre raste të reja të koronavirusit NULL NULL 02.07.2020 09:33 02.07.2020 09:33 Kina regjistroi tre raste të reja të koronavirusit të mërkurën, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit (NHC). Dy nga rastet ishin importuar. I treta ishte një transmetim lokal në Pekin, ku një shpërthim i ri koronavirusit doli nga një treg ushqimesh me shumicë muajin e kaluar. Vendi raportoi gjithashtu dy raste të reja asimptomatike të enjten. Aktualisht, 99 raste asimptomatike janë nën vëzhgimin mjekësor në Kinë, ndër të cilat 60 janë importuar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Deri të mërkurën, Kina kishte regjistruar 83.537 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 4634 vdekje *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.