Kina propozon armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës (VIDEO) NULL NULL 27.02.2023 21:00 27.02.2023 21:00 Ashtu si Ukraina, edhe Rusia e mirëpriti propozimin kinez për paqe. Kremlini shqyrtoi me kujdes idetë e Pekinit dhe u shfaq i hapur për nisjen e bisedimeve me ukrainasit, për zgjidhjen e konfliktit të armatosur. Shteti i XI Jiping një javë më parë, publikoi një dokument me 12 pika, ku bënë thirrje për zbatimin e një armëpushimi dhe krijimin e një misioni paqeruajtës, për monitorimin e situatës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të hënën se Rusia është gjithmonë e gatshme të diskutojë mënyrat për ta zgjidhur situatën në Ukrainën lindore. Propozimi i Kinës vjen në një kohë kur tensionet midis dy vendeve në luftë, janë përshkallëzuar me beteja të ashpra ndërmjet dy palëve. Me disa pika të propozimit është pajtuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili ka deklaruar se qëllimi i Pekinit në zgjidhjen e konfliktit, nuk është i keq. Megjithatë kreu i shtetit ukrainas ka shprehur dyshimet e tij tek pala ruse e cila ka treguar pak gatishmëri për kompromise në përpjekjet e paqes në të kaluarën. I inkurajuara nga nisma kineze u ndje sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antony Guterres i cili po shpreson se propozimi mund të sigurojë një rrugë drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.
Lajme Historiku i reagimit të partisë kundërshtare ndaj presidentit mbi Gjendjen e Shteteve 08/02/2023