Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kina ekzekutoi katër kanadezë për krime droge, thotë Otava

NULL NULL
20.03.2025 12:12

Katër kanadezë u ekzekutuan në Kinë për akuza të lidhura me drogën në fillim të këtij viti, kanë konfirmuar autoritetet kanadeze.

Të gjithë ata ishin shtetas të dyfishtë dhe identiteti i tyre është fshehur, tha Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Mélanie Joly.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Kanada thuhet se i kërkoi Otavës që të “ndalojë së bëri komente të papërgjegjshme”, pasi ekspertët kishin frikë nga një rënie e mëtejshme në marrëdhëniet midis vendeve pas viteve të tensionuara.

Ministria e Jashtme e Kinës tha të enjten se kishte vepruar “në përputhje me ligjin”, ndërsa ambasada tha se kishte prova “të forta dhe të mjaftueshme” për krimet e tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pekini kishte “garantuar plotësisht të drejtat dhe interesat e shtetasve kanadezë në fjalë”, tha ambasada, duke i kërkuar Kanadasë të respektojë “sovranitetin gjyqësor të Kinës”.

Kina nuk njeh shtetësi të dyfishtë dhe mban një qëndrim të ashpër ndaj krimeve të drogës. Megjithatë, është e rrallë që dënimi me vdekje të zbatohet për të huajt.

lajme të ngjashme