Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kina dhe ShBA do zhvillojnë bisedime në Malajzi

NULL NULL
23.10.2025 15:07

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi të enjten se zëvendëskryeministri He Lifeng do të udhëheqë një delegacion në Malajzi nga e premtja deri të hënën për të zhvilluar bisedime tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bisedimet pritet të hedhin themelet për një takim javën e ardhshme mes presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Korenë e Jugut, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari i Thesarit i ShBA-së, Scott Bessent, ka thënë se delegacionet e udhëhequra prej tij dhe zëvendëskryeministrit kinez do të takohen në Malajzi, ndoshta të shtunën.

lajme të ngjashme