Kim Kardashian flet për marrëdhënien e saj me Kanye pas ndarjes NULL NULL 18.06.2021 23:51 18.06.2021 23:51 Edhe pse tani martesa e tyre është prishur, Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve të tyre. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” në një intervistë ku të pranishme ishin edhe motrat e nëna e saj u pyet haptazi për ndarjen e saj me tashmë ish-bashkëshortin dhe ajo nuk ka hezituar të flasë. “Unë do të jem përgjithmonë adhuruesja më e madhe e Kanye. Ai është babai i fëmijëve të mi, Kanye do të jetë gjithmonë familja ime’’, është shprehur Kim. Ndërkohë Kanye është parë në një pushim romantik në Francë me modelen ruse, Irina Shayk, ish-partneren e Bradley Cooper,ndërsa Kim tani thotë se do të donte të dilte me dikë që nuk është në vëmendjen e publikut.