Kim Kardashian dhe Kanye West shihen sërish bashkë NULL NULL 21.08.2021 13:43 21.08.2021 13:43 Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë sërish bashkë, duke drekuar në Malibu. Ish -çifti që prej divorcit të tyre gjashtë muaj më parë, janë parë disa herë bashkë duke i bërë fansat të mendojnë se ata mund të bashkohen sërish. Ata u pamë së bashku teksa arritën në ‘Nobu’ me të njëjtën veturë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Pavarësisht se u divorcuan, Kim dhe Kanye dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Ky dalje e fundit ka nxitur më shumë spekulime nga fansat se ata mund të kthehen përsëri së bashku. Ndryshe, gjatë kësaj kohe u përfol se Kanye ka filluar një lidhje të re me modelen Irina Shayk.