Kilaj deklarohet plotësisht i pafajshëm në Hagë NULL NULL 09.12.2024 13:28 09.12.2024 13:28 Isni Kilaj Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Kilaj u deklarua plotësisht i pafajshëm, njofton Klankosova.tv. Ish-kreu i Malishevës akuzohet për tentativë për pengim ndaj personave zyrtarë, prokurorëve, në kryerjen e detyrës zyrtare në vitin 2019, dhe për mosbindje ndaj gjykatës. Kilaj u arrestua javën e kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale. Po atë ditë u arrestuan edhe ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. /klankosova.tv.