Kievi fortifikohet me 10 mijë “dhëmbë dragoi” NULL NULL 30.03.2024 19:39 30.03.2024 19:39 Kievi i rrethuar me dhëmbë dragoi Afërsisht 10 piramida mbrojtëse betoni, të njohura si “dhëmbë dragoi”, janë vendosur rreth rajonit të Kievit. “Aktualisht, mbrojtja e kufijve tanë është një prej qëllimeve kryesore të politikës së sigurisë”, ka thënë guvernatori lokal, Ruslan Kravchenko, raporton The Telegraph, transmeton KlanKosova.tv. Fortifikimet përfshijnë një sistem llogoresh, gropash, llogore antitank dhe barriera të tjera jo shpërthyese, transmeton KlanKosova.tv. Në fillim të marsit ka qenë presidenti Volodymyr Zelensky që ka njoftuar se Ukraina do të ndërtojë dy mijë kilometra fortifikata. Sipas raportimeve të Wall Street Journal, këto fortifikata janë duke u vendosur pasi që pritet që këtë pranverë të ketë një ofensivë ruse.