Khole po merr vendime mjekësore për Lamar Odom NULL NULL 15.10.2015 08:32 15.10.2015 08:32 Khole Kardashian dhe Lamar Odom ligjërisht janë ende të martuar. Ish lojtari i basketbollit, është duke luftuar për jetën, transmeton Klan Kosova. Ai është gjetur pa ndjenja në Nevada, pasi një feste katër-ditëshe ku pretendohet që ai ka marrë 10 viagra. Mjekët janë shprehur që gjendja e tij është shumë kritike dhe që Lamar është ende në koma. Menjëherë pasi ka dëgjuar për gjendjen e tij, Khole ka shkuar së bashku me familjen e saj në spitalin ku ai po qëndron. Sipas disa thashethemeve, është pikërisht Khole ajo që është duke bërë vendime mjekësore për ish-in e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.