Khabib reagon pas nokautimit të Mc Gregor: Kjo ndodh kur stërvitësh me fëmijë të vegjel NULL NULL 24.01.2021 08:31 24.01.2021 08:31 Connor Mc Gregor është mposhtur me nokaut nga kundërshtari i tij Dustin Poirier. Kjo ka bërë që Mc Gregor të mos kthehet në mënyrë siç edhe ka dëshiruar. Me këtë rast ka reaguar njëri nga luftëtarët më të mirë të UFC Khabib Nurmagomedov. Ai e ka kritikuar Mc Gregorin për këtë humbje. “Kjo është ajo çfarë ndodh kur e ndryshon ekipin, i braktis partnerët e stërvitjes që të bënë ty kampion dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit”. Khabib dhe Mc Gregor, ishin ndeshur mes vete në vitin 2019, ku fitues kishte dalur rusi. Flitet se mund të ketë edhe një meç mes tyre. This is what happened, when you change your team, leave the sparring partners who made you a champion and sparring with little kids, far away from reality. — khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) January 24, 2021