KFOR: Ushtarët tanë patrullojnë për të treguar stabilitet për qytetarët e Kosovës NULL NULL 01.11.2025 18:34 01.11.2025 18:34 Ushtarët e KFOR-it nga Komanda Rajonale-Perëndim po vazhdojnë të kryejnë patrullime të përditshme në të gjithë Zonën e Përgjegjësisë që ata kanë. KFOR-i pohon se këto aktivitete sigurojnë një prani të vazhdueshme në terren, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në të gjithë zonën. “Përmes qasjes së tyre të paanshme dhe të ekuilibruar, trupat e KFOR-it shfaqin angazhimin e misionit për stabilitet, profesionalizëm dhe respekt për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Dje, komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Mark Fleming. Zyrtari i lartë amerikan në takim ishte i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Siç bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it, takimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun Kosovë-Serbi. /Klankosova.tv