KFOR-i konfirmon se nga porti i Durrësit i erdhën ushtarë e pajisje NULL NULL 08.03.2023 18:51 08.03.2023 18:51 Gjatë ditës së djeshme u raportua se një anije luftarake italiane ishte ankoruar në portin e Durrësit, e në të cilën gjendeshin pajisje dhe materiale për KFOR-in. Nga ky mision, për Klankosova.tv kanë konfirmuar se raportimet janë të sakta. “Mund të konfirmojmë se anija ushtarake italiane ‘San Marco’, e ankoruar rregullisht në portin e Durrësit (Shqipëri), transportonte pajisje dhe materiale të alokuara për misionin e KFOR-it”, ka thënë Zyra për Informim e KFOR-it, raporton Klankosova.tv. Ndërkaq, një zëdhënës i KFOR-it tha më tej për Klankosova.tv se në këtë anije gjendeshin pajisje, por edhe ushtarë. Sipas tij, pajisje të tilla dërgohen rregullisht nga Italia. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO thotë se mbetet i gatshëm të japë çdo sqarim dhe vazhdon të operojë brenda mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS