Anija luftarake italiane mbërrin në Durrës, bart mjete ushtarake që destinacion kanë Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anija luftarake italiane mbërrin në Durrës, bart mjete ushtarake që destinacion kanë Kosovën

NULL NULL
07.03.2023 23:49
anija luftarake italiane kfor kosova

Porti i Durrësit, gjatë ditës së sotme, ka mirëpritur anijen ushtarake italiane “San Marco”.

Anija logjistike luftarake, e gjatë 136 metra dhe e gjerë 26, mund të mbajë edhe mjete fluturuese, kryesisht helikopterë, si dhe të paktën 350 ushtarë.

Anija i përket klasit “San Giorgio”, e përbërë nga 3 anije, “San Giorgio”, “San Marco” dhe “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

Sipas A2cnn, anija në fjalë po mbante disa mjete ushtarake të KFOR-it që kanë si destinacion final Kosovën. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS