KF Prishtina favorite kundër Inter Escaldes në “Champions”, sipas bastoreve sportive NULL NULL 25.06.2021 17:35 25.06.2021 17:35 Kampioni i Kosovës në futboll KF Prishtina është favorit së paku në letër kundër Kampionit të Andorras, Inter Escaldes para duelit të tyre sot në “Elbasan Arena” për fazën finale të parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve. Për këtë sfidë, Prishtina është favorite edhe sipas bastoreve sportive, përcjell Klan Kosova. Fitorja e bardhë e kaltërve ka vlerë 1.35, ndërsa rezultati baras kotohet 4.40. Kurse, një fitore e skuadrës nga Andorra kap vlerën 8.40. Prishtina – Inter Escaldes fillon nga ora 20:00.