KF Drita përforcohet me maqedonasin Simonovski NULL NULL 18.06.2021 22:20 18.06.2021 22:20 Futbollisti Marko Simonovski është përforcimi i radhës tek FC Drita nga Gjilani. Sulmuesi maqedonas është prezantuar nga skudra gjilanase, në faqen e tyre zyrtare, njofton Klan Kosova. “Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit! Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat evropiane për klubin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Simonovski së fundi ishte pjesë e KF Feronikelit nga Drenasi, ku luajti vetëm sezonin e fundit. Ai shënoi 11 gola tek “Tigrat e Zi”.