Kevin Spacey lirohet nga të gjitha akuzat NULL NULL 26.07.2023 16:26 26.07.2023 16:26 Kevin Spacey është liruar nga shatë akuza për sulm seksual dhe dy vepra penale të tjera ndaj katër burrave, shkruan CNN. Ishte një juri londineze që e liroi aktorin hollivudian nga këto akuza për vepra që supozoheshin të ikishin ndodhur midis viteve 2004 dhe 2013. Spacey u përlot dhe falënderoi jurinë pasi paneli e shpalli të pafajshëm në ditën që koincidon të jetë edhe dita e tij e lindjes. Pas 12 orësh e 26 minutash shqyrtimesh përgjatë tre ditësh, juria u kthye të mërkurën dhe e dha verdiktin e vet, duke e liruar kështu Spaceyn nga të gjitha akuzat.