Kevin Durant gjobitet me 25 mijë dollarë nga NBA (VIDEO) NULL NULL 13.12.2021 22:41 13.12.2021 22:41 Sulmuesi i Brooklyn Nets, Kevin Durant, u gjobit me 25,000 dollarë nga NBA, pasi përdori gjuhë jo të hijshme ndaj një tifozi në Atlanta. Gjoba u njoftua të dielën nga Byron Spruell, presidenti i operacioneve të ligës. Incidenti i Durantit ndodhi të premten mbrëma, kur një tifoz sulmoi yllin e Nets me 28 sekonda të mbetura në çerekun e dytë të fitores 113-105 të Nets ndaj Atlanta Hawks, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv. Në një video të postuar në rrjetet sociale, një fans dëgjohet jashtë kamerës, duke bërtitur: “Durant, pusho së qari!” përpara se Durant të përgjigjej, duke përdorur shprehje jo të hijshme. Fan: “Durant, stop crying” KD: “Shut yo ass up, motherf*****” 😂😂 (via @bpfleming) pic.twitter.com/qFIyan7yDv — Complex Sports (@ComplexSports) December 11, 2021