Kevin Bacon ua këndon dhive këngën e Beyonces (VIDEO) NULL NULL 29.08.2022 21:05 29.08.2022 21:05 Kevin Bacon e ka kënduar një version akustik të këngës së Beyonces, “Heated”. Çfarë e bën videon më argëtuese është që aktori i famshëm hollivudian ua ka kënduar këtë këngë dhive. “Ditë e nxehtë, këngë e nxehtë. Dhitë dhe unë po ndiejmë ‘vapë’. E dua këtë këngë”, ka shkruar Bacon në Twitter. Përderisa Beyonce e ka kënduar në kajde të hip-hopit, Bacon duket t’ia ketë dhënë një kahje kah muzika kauntri.