Këto ushqime s’duhet të mungojnë në tavolinën e Vitit të Ri NULL NULL 30.12.2019 15:00 30.12.2019 15:00 Mënyra më e mirë për të mirëpritur vitin që vjen është pranë familjes dhe njerëzve të dashur. Por, sigurisht që ushqimi është një nga ata ‘’çelësa magjikë’’ që mund të ‘’hapë’’ jo vetëm stomakun, por edhe zemrën e gjithkujt. Krahas gjelit të detit dhe bakllavasë, ekziston edhe një ‘armatë’ e tërë ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën e askujt natën e ndrrimit të motmoteve. Më poshtë po ju sjellim disa nga këto ushqime bashkë me mesazhet dhe simbolet kuptimplota që fshihen pas tyre: Rrushi Për spanjollët dhe meksikanët, rrushi është simboli i bollëkut dhe mbarësisë. Tradita thotë që duhen ngrënë 12 kokrra rrush para trokitjes së akrepave në mesnatë. Thjerrëza Për italianët, thjerrëzat janë ushqimi që nuk duhet të mungojë kurrsesi në darkën e fundvitit. Kjo traditë e lashtë romake simbolizon para dhe prosperitet. Shegë Grekët nuk harrojnë kurrë që në mes të tryezës të vendosin sa më shumë shegë. Ky frut, aq shumë i njohur për vlerat e tyre ushqyese, është simboli i pjellorisë dhe pasurisë. Tavë me peshk Tava me peshk nuk duhet t’i mungojë kurrsesi tavolinës suaj së Vitit të Ri. Sa më shumë luspa, aq më shumë para do të ketë në shtëpitë tuaja./ Living.al