Këto janë dy pullat postare “50 Vjetori i Baletit” NULL NULL 01.09.2022 12:11 01.09.2022 12:11 Filatelia e Postës së Kosovës nga sot ka emetuar dy pulla postare për 50 vjetorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, kjo për nder të gjysmëshekullit të themelimit. Në njoftimin e lëshuar thuhet se filatelia e Postës së Kosovës, vlerëson dhe nderon kontributin e balerinëve kosovarë në këtë vit jubilar. “Përmes imazhit të këtyre dy pullave postare, do të shpalosen dhe promovohen nëpër botë vlerat kulturore dhe artistike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.